Dimal Bashka-pasqyra e vërtetë e Vetëvendosjes

104
fresco

Dimal Basha, tash kryetar i Kuvendit të Kosovës, është modeli më adekuat që përfaqëson Vetëvendosjen. Nëse dikur në këtë subjekt bënin pjesë disa qytetarë që besonin në drejtësi, barazi dhe ideal kombëtarë, sot në VV ky numër është shumë simbolik, pjesa më e madhe janë larguar. Ata që kanë mbetur janë të pafuqishëm dhe të pazëshëm në këtë subjekt. Nëse dikur VV-së i janë bashkuar Hydajet Hyseni, Emrush Xhemajli e të tjerë e të tjerë … sot kjo parti identifikohet me Agim Batirin, Armend Mujën, Dimal Bashën, Hajrulla Çekun, Rrozeta Hajdarin, Hekuran Muratin… krejt këto janë shumë të vonshëm në Vetëvendosje dhe i janë bashku këtij subjekti kur e nuhatën pushtetin… madje disa prej tyre ishin kritikues shumë të ashpër të Vetëvendosjes… por sot gjërat janë ndryshe… këta Batiri, Muja, Basha, Murati e Çeku u shesin moral themeluesve të VV-së.
Urime Kosovë!

Comments