Dimovski zyrtarisht në krye të sindikatave, reagon Mitrevski: Drejtësia dështoi

315
fresco

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, më në fund arriti të ulet në karriken e tij.

U desh asistimi i policisë dhe thyerja e derës, që më në fund sigurimi i brendshëm i LSM-së, të lërë kreun e ri të sindikatave të fillojë detyrën.

Ata penguan hyrjen e tij në ndërtesë, edhe pse Dimovski u tregoi vendimin e regjistrit qëndror, se tashmë ai është kryetar i Lidhjes së Sindikatave, në vend të Mitrevskit.

Ky i fundit i kërkoi kryetarit të ri disa orë që të lirojë zyrën. Në këtë situatë të re, Dimovski mbajti mbledhjen e parë të kryesisë para marjes zyrtare të postit.

“I japim kohë të përgatisë dokumentet dhe në orën 15:00 do të bëhet pranim dorëzimi i postit, deri atëherë ne do vazhdojmë punën e rregullt. Presim që sigurimi të hapë zyrat e të shohim se në cfarë gjendje janë” – tha u.d. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski.

Ish kryetari i LSM-së Mitrevski, thotë se ngjarja e sotme dëshmoi dështimin e sistemit të drejtësisë në Maqedoni

“Ishit dëshmitarë të një skandali historik, kur ministrja Carovska bëri sulm historik dhe në mënyrë të dhunshme ndërroi kryetarin e lidhjes së sindikatave të zgjedhur në kongresin e 19-të, dhe solli vendim me të cilin hedh poshtë legjitimitetin e mbi 100 mijë të punësuarve që votuan. Jemi dëshmitarë të shkatërrimit të sistemit të drejtësisë, ku paramendoni, nga Regjistri Qëndror, fshihet emri i kryetarit legjitim të LSM-së Zhivko Mitrevski dhe vihet emri i Darko Dimovskit, i cili nuk është as anëtar i sindikatës” – u shpreh Ish Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Zhivko Mitrevski.

Edhe 4 degët sindikaliste, të cilat Mitrevski i nxori jashtë ndërtesës, prej sot rikthehen në zyrat e vjetra. Dimovski tashmë 9 muaj ka bërë luftën e tij nëpër gjykata.

Ai premton përforcim të luftës për të drejtat e punëtorëve. Ish kryetari i LSM-së Mitrevski, u ul në karriken e parë të sindikatave në 2010, dhe gjatë ushtrimit të postit shumë herë ëshët akuzuar se mbron interesat politike në vend që të mbrojë punëtorët. Përvec degëve të dindikatave, dorëheqjen e Mitrevskit e kërkuan edhe sindikatat e pavarura.

Comments