‘Disa njerëz duhen shfarosur’: Del fotoja e autorit të krimit në Gjermani

841
fresco

11 persona humbën jetën pas aktit mak abër që ndodhi në një qytet në Gjermani mbrëmjen e shkuar. Dhjetë persona u qëlluan për vd ekje kur një person i armatosur hapi zjarri mbi dy lokale shisha në qytetin Hanau.

Më pas autori u gjet i vra rë në një shtëpi aty pranë. Policia thotë se zbuloi në banesë dy trupa, njëri prej tyre i autorit të kr imit.

Gazeta gjermane BILD shkruan se autori i krimit është Tobias R. Ai ka lënë një letër dhe një video ku rrëfen kri min dhe shpreh pikëpamjet e tij të eks tremit të djathtë.

Babai i vr asësit është arr estuar, por policia thotë se ai nuk është i përfshirë në ngjarjen e rëndë. Mediat thonë se vra sësi kishte në pronësi një licencë për ar më gjahu. Nuk dihet se çfarë arme ka përdorur ai.

Në video ai pretendon se disa njerëz në Gjermani duhen shfarosur për shkak se nuk mund të dëbohen. Mediat thonë se viktimat ishin kryesisht turq dhe kurdë.

Comments