Distria e artë në Algjeri – Kosova fiton medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

1,047
fresco

Xhudistja, Distria Krasniqi ka arritur t`i sjell Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare, Oran 2022.

Distria Krasniqi i ka sjell Kosovës medaljen e artë në Oran të Algjerisë, transmeton lajmi.net.

Xhudistja jonë mundi brenda pak minutash në finale kroaten, Ana Viktorija, Puljiz.

Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale me Ippon e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta.

Kështu duke ia dhuruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare./Lajmi.net/

Comments