Djali i dëshmorit diplomon për oficer në SHBA, FSK: Tregoi rezultate të larta, duke e përfaqësuar Kosovën mes vendeve nga mbarë bota

187

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Drin Merturi, djali i dëshmorit Ilir Merturi, ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FSK njoftoi se ai tregoi rezultate të larta në shkollim.

OF1 Drin Merturi ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës (SHBA), duke treguar rezultate të larta në shkollim, dhe duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në, në mesin e shumë vendeve nga mbarë bota”, thuhet në njoftim.

Trajnimi IBOLC i mbajtur në bazen ushtarake “Fort Moore” në Geogria të ShBA-së, siç njofton FSK-ja, është trajnim bazik për oficer të kembsoris i cili zgjat 20 javë.

Gjatë kësaj kohe oficerët testohen në detyra individuale si navigim,, qitje, përgaditje fizike dhe në detyra profesionale dhe ekipore si: udheheqja e togut në misione ushtarake”, thuhet në njoftim.

“Forca e Sigurisë së Kosovës po rrit numrin e oficerëve të shkolluar nga partnerët strategjik me standardet më të larta të vendeve të NATO-s., me qëllim ndërveprueshmërin me partnerët”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Drin Merturi nuk la pa e kujtuar babain e tij, me rastin e diplomimit. “Lavdi dëshmorve të Kombit”, shkroi ai në Facebook.

Comments