Djeg mbeturina dhe sfidon policinë-Arrestohet 53 vjeçari në Dobrosht

98
fresco

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Dobrosht të Tearcës. Rreth orës 23:45, policia ndërhyri pas një denoncimi për djegie mbeturinash dhe erëra të pakëndshme që shqetësuan banorët.

Në momentin e mbërritjes, zjarri ishte shuar, por autori i dyshuar J B 53 vjeç, jo vetëm që nuk bashkëpunoi me policinë, por reagoi me sjellje agresive dhe komunikim të paqartë, duke sfiduar autoritetin e zyrtarëve.

Ai u ndalua në stacionin policor dhe ndaj tij do të ndërmerren procedurat ligjore përkatëse.

Policia apelon qytetarët të shmangin ndezjen e mbeturinave, ndërsa paralajmëron masa të ashpra për çdo shkelje që rrezikon mjedisin apo rendin publik.

Comments