Djemtë e Kosovës zbresin sonte në fushë, duhet një mrekulli kundër Xhakës

106
fresco

Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë sonte në terrenin e Fadil Vokrrit në kërkim të një mrekullie.

Djemtë e përfaqësueses do të përballen me Zvicrën e Granit Xhakës në xhiron e fundit të ndeshjeve të Grupit B të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Kosova ndodhet e dyta në grup. Ka grumbulluar 10 pikë në pesë ndeshjet e para, duke siguruar – së paku – një plasim historik në fazën play-off të kualifikueseve.

Zvicra ka tri pikë më shumë në vendin e parë. Matematikisht, Dardanët kanë gjasa të kalojnë si të parët në grup dhe të arrijnë kualifikimin direkt në Botëror. Por, për këtë do të duhej një mrekulli.

Fitorja ndaj Zvicrës duhet të vijë me më tepër se pesë gola diferencë, duke e bërë një skenar thuajse të pamundur për Kosovën.

Ndeshja fillon sonte në orën 20:45.

Comments