DnV: Përleshje fizike në Graçanicë – dy arrestime në Kllokot

264

Demokracia në Veprim, e cila po i monitoron zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ka raportuar për një përleshje fizike në Graçanicë.

Po ashtu, sipas DnV-së, janë arrestuar edhe dy persona në Kllokot.

-Në shkollën “Kralj Milutin” në Komunën e Graçanicës, gjatë procesit të votimit ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa votuesve, për çka ka ndërhyrë policia duke i shoqëruar në stacion policor këta votues. Ky incident nuk ka ndikuar në pengimin e procesit të votimit dhe mund të cilësohet si incident i izoluar.

-Një anëtar nga radhët e Listës Serbe është arrestuar nga policia për shkak se para qendrës së votimit “Sveti Sava” në Kllokot ka tentuar të ndikoj tek votuesit duke i orientuar se kë ta votojnë.

Po ashtu në këtë qendër të votimit, policia ka arrestuar edhe një komisioner nga radhët e “Gradanska Iniciativa” për shkak se qëllimshëm ka dëmtuar kutinë e votimit duke e goditur atë.

Comments