Do të kemi rimeç Fury-Wilder, ja kush e ka urdhëruar këtë

423

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të duhet të sfidohen edhe një herë në ring.

Këshilli Botëror i Boksit ka njoftuar sot se dy boksierët do të duhet të sfidohen edhe një herë në ring, për të nxjerrur një fitues.

 

“Këshilli Botëror i Boksit ka kryer një votim të bordit ku është vendosur unanimisht që të ketë një rimeç mes boksierëve të peshave të rënda në WBA, Deontay Wilder dhe Tyson Fury. Dy boksierët i dhanë boksit një nga meçet më të mira në peshat e rënda ndonjëherë, dha kjo është arsyeja që të kemi një rimeç” thuhet në njoftimin e Këshillit Botëror të Boksit.

 

Datat për një meç tjetër do të diskutohen shumë shpejt mes promotorëve./Indeksonline/

Comments