Doganierët u marrin mërgimtarëve gjësende në Aeroport?!

176

Image result for doganat maqedoni mitmarja

Jo vetëm skandaloze por edhe një formë e lartë e korrupsionit vazhdon të jetë dhe ” zbatohet”, edhepse e sanksionuar me ligj transmeton Faktiditor.ch.Abuzues të doganave vazhdojnë të rrjepin mërgimtarët por shumë raste mbesin të heshtura.Janë disa persona në doganë që shfrytëzojnë “pozitat” e tyre duke u kërkuar gjësende të ndryshme në formë ryshfeti mërgimtarëve tanë që vijnë nga vende të ndryshme të botës.Ata i shfrytëzojnë këto pozita por njëkohësisht edhe shfrytëzojnë edhe komunikimin që shumë mërgimtarë nuk dijnë t’u drejtohen në gjuhën maqedonase për t’u sqaruar gjërat ashtu sic nuk duhet të sillen këta rrjepës që mendojnë se duhet patjetër të dhurohet dicka atyre ose në të kundërtën e bëjnë ligjin ashtu sic duan vetë .Por mërgimtarët duan t’i japin fund kësaj mënyre shfrytëzimi që e bëjnë shpesh persona të caktuar pa e ditur se ata vijnë nga vende ku gjëra të tilla abuzimi dhe ryshfeti sanksionohen rëndë me ligj, madje edhe me burg.Rasti më i ri ka ndodhur të shtunën në mëngjes rreth orës nëntë kur një grua është kthyer nga Cyrihu për në Shkup.
Ajo përmes Faktiditor.ch ka rrëfyer këtë skandal dhe duke bërë publike dëshiron që gjëra të tilla të marrin fund përgjithmonë dhe personave të tillë t’u merret e drejta të punojnë aty

Mëngjesin e sotëm një gruaje nga Presheva i ka ndodhur një rast eklatant ku sipas rrëfimit të saj , kur nuk i gjejnë asgjë në dogana, ia marrin një çokolladë që ajo kishte në çantë.Ajo thotë se deri në këtë pikë arrin mitmarrja, sikur është e patjetërsueshme t’u japësh atyre diçka.

Poashtu një tjetër skandal akoma më i madh ka ndodhur para dy muajsh kur një gruaje tjetër me mbulesë doganierët i kanë thënë se nuk je në Shqipëri që të flasësh shqip .”Ne si u Kosovo i Albanija ” kështu i janë drejtuar kësaj të moshuare që nuk ka ditur të komunikojë në maqedonisht me t’a dhe ka marrë këtë përgjigje ofenduese ./Faktiditor/.

Më poshtë janë të shënuara të gjitha rregulloret që duhet t’i dijnë shumë qartë doganierët e papërgjegjshëm

Rregulla dhe kufizime në qarkullimin e pasagjerëve

MALL I CILI NUK DEKLAROHET DHE NUK I NËNSHTROHET PAGESËS SË DETYRIMEVE DOGANORE

Shtetasit e Maqedonisë dhe ato të huaj janë të përjashtuar nga pagesa e detyrimeve doganore (doganë, TVSH dhe akciza) për:
Mallra për përdorim personal gjatë kohës së qëndrimit (bagazh personal)
Produkte duhani:
– 200 cigare,ose
– 100 cigarillo (cigare me peshë maksimale prej 3 gr. secila), ose
– 50 puro, ose
– 250 gramë duhan për pirje, ose
– Sasi proporcionale e përpunimeve të ndryshme të duhanit
· Alkool dhe pije alkoolike
– Pije të destiluar dhe alkoole me fortësi alkoolike ndaj volumit më të lartë se 22%: 1 litër ose
– Pije të destiluara dhe alkoolike dhe aperitive me bazë vere ose alkooli ndaj volumit që nuk e kalon 22%: 2 litra dhe
– Verë: 2 litra
· Parfume: 50ml
· Kolonjë: 250 ml.

Përjashtimet për produktet e duhanit dhe alkool dhe pijeve alkoolike nuk vlejnë për udhëtarët nën 18 vjeç.

Udhëtarët vendas janë të përjashtuar nga detyrimet e importit për mallrat e importuara nga natyra jo-komerciale me një vlerë deri më 350 euro. Në këto 350 euro lirim nuk përfshihen pijet alkoolike, produketet e duhanit, parfumet dhe kolonjat.

MALLRA ME ORIGJINË SHTAZORE

Personat fizik kanë të drejtë të importojnë prodhime me origjinë shtazore (djath, kaçkavall, prodhime të mishit) në sasi deri më 1 kg.
Prodhimet me origjinë shtazore në sasi më të madhe se 1 kg nuk mund të importohen në RM pa certifikatën e shqyrtimit nga inspektorati Veterinar-sanitar.

PARA TË GATSHME

Rezidentët mundë lirisht të importojnë para të gatshme në valuta të huaj në shumë deri më 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse importojn para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar t’i paraqesin tek organi doganor.

Rezidentët mund lirisht të nxjerrin para në valutë të huaj në shumë prej 2.000 euro ose 120.000 denarë për person. Nëse nxjerrin para të gatshme në valutë të huaj mbi 2.000 euro ato janë të obliguar t’i paraqesin tek organi doganor me paraqitjen e vërtetimit nga bankë e autorizuar ose këmbimores. Nxjerja e parave të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro nga ana e rezidentëve është e ndaluar.

Jo-rezidentët mund lirisht të importojnë para të gatshme në valutë të hauj në shumë prej 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse importojn para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar që t’i paraqesin tek organi doganor, e cila për ata jep vërtetim me shkrim.

Jo-rezidentët mund lirisht të nxjerrin para të gatshme në valutë të hauj në shumë deri më 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse nxjerin para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar t’ua japin autoriteteve doganore vërtetimin me shkrim në të cilin është evidentuar shuma gjatë hyrjes nga ana e organit doganor.
Doganimi i dërgesave postare
Procedura e doganimit të dërgesave postare zbatohet në bazë të Ligjit doganor, rregullat e sjella në bazë të dispozitave të Ligjit doganor dhe rregullave ndërkombëtare postare.

Të gjitha dërgesat postare të cilat janë lëndë e trafikut ndërkombëtar postar i nënshtrohen masave të mbikëqyrjes doganore dhe procedurave siç është paraparë me rregullat doganore dhe postare.

Në parim, gjatë arritjes të dërgesave postare në territorin e Republikës së Maqedonisë, në pajtim me dispozitat të Urdhëresës për zbatimin e Ligjit doganor nën mbikëqyrjen e doganierit bëhet ndarja e dërgesave të cilat lishohen në qarkullim të lirë pa detyrim për dorëzimin e deklaratës doganore edhe atë:
– kartpostale dhe letra të cilat përmbajnë vetëm porosi personale,
– letra të shkruara në letër braile,
– material të shtypur i cili buk i nënshtrohet pagesës së detyrimeve importuese dhe
– të gjitha dërgesat tjera nga natyra jotregtare të cilat dërgohen me letër ose pako postare me vlerë të papërfillshme, me vlerë të përgjithshme deri më 45 euro në kundërvlerë denarë, me kusht të mos ketë obligim për pagesë të detyrimeve importuese, të cilat përfshinjë dhurata të vogla, material reklamues, mostra të vogla etj, përveç dërgesave të cilat përfshinjë alkool dhe pije që përmbajnë alkool, parfume dhe kolonjë, duhan dhe prodhime duhani.

Dërgesat nga natyra jokomrciale në pajtim me Rregulloren për zbatimin e Ligjit doganor llogariten dërgesat të cilat janë dërguar nga një person personit tjetër fizik, herë pas herë importohen dhe lloji i tyre dhe sasia tregon se janë dedikuar për përdorim privat, personal dhe familjar të marrësit ose e cila shihet qartë se është dedikuar për dhuratë.

Dërgesat të cilat nuk i nënshtrohen detyrimeve në përputhje me paragrafin 3 nga neni 144 nga RZLD llogaritet se janë vënë në këqyrje te organi doganor në kuptim të nenit 73 nga Ligji doganor, se deklarata doganore është e pranuar dhe se është miratuar lirimi i mallit, në momentin kur malli është dorëzuar marrësit. Këto dërgesa, pas kontrolit të kryer nga ana e organit doganor mund të lëshohen në qarkullim të lirë pa formalitete doganore.

DËRGESA POSTARE TË CILAT I NËNSHTROHEN PROCEDURËS DOGANORE

Të gjitha dërgesat postare të cilat përmbajnë mallra, ndërsa janë dërguar nga vendet e huaja nga ana e personave juridik, si dhe të gjitha dërgesat të cilat janë lëndë të shitëblerjes, nënshtrohen përllogaritjes të detyrimeve doganore dhe TVSH, pa marrë parasysh se a janë për përdorim personal të marrësit.

Nëse marrësi është person fizik, pagesa e detyrimeve doganore dhe TVSH kryhet në një nga formularet në vijim:
– deklaratë postare doganore: nëse vlera e mallit në dërgesë është më pak se 800 euro në kundërvlerë denarë dhe zbatohet përqindja e vetme doganore prej 15% dhe përqindja e TVSH prej 18% ose 5% në varshmëri nga lloji i mallit. Atë e plotëson doganieri, ndërsa detyrimet paguhen gjatë pranimit të dërgesës dhe
– deklaratë e vetme doganore: nëse vlera e dërgesës është më e madhe se 800 euro ose pranuesi i dërgesës është deklaruar se don që malli të doganohet me përqindje sipas Ligjit për tarifë doganore. Në këtë rast deklarata dorëzohet nëpajtim me rregullat ekzsituese të përcaktuara me Ligjin doganor, RZLD, dhe Rregulloren për mënyrën e plotësimit të deklaratës doganore dhe kodeksit të shifrave të cilat përdoren në procedurën doganore, zakonisht përmes përfaqësuesit doganor.

Nëse pranuesi i dërgesës postare është person juridik, për dërgesat të cilat përfshijnë mallra të një rëndësie të papërfillshme dhe nën kusht që mos ti nënshtrohen detyrimeve importuese (mostra e mallit, material reklamues në sasi të parapara me Rregulloren për kritere më të afërta dhe mënyrën e zbatimit të lirimikt nga pagesa e detyrimeve importuese, si dhe vlera, sasia dhe lloji ose dedikimi i mallit e cila mund të lirohet nga pagesa e detyrimeve importuese), të mos jetë pjesë e një serie të rregullt e dërgesave të ngjajshme dhe të mos jetë lëndë i ndalimeve dhe kufizimeve, organit doganor i dorëzon deklaratë. Në të gjitha rastet tjera dorëzohet deklaratë doganore.

BORXHI DOGANOR DHE VLERA DOGANORE E MALLRAVE

Në procedurë të doganimit të mallrave në dërgesat postare, pa marrë parasysh se a zbatohet deklarata postare doganore apo deklarata e vetme doganore (DVD), caktohet borxhi doganor i cili duhet të paguhet. Borxhi doganor e përbëjnë dogana dhe TVSH dhe eventualisht të dhëna tjeta të caktuara në varshmëri nga lloji i mallit. Përqindja doganore e caktuar llogaritet në vlerën doganore të mallit. Vlerën doganore të mallit e përbëjnë vlera transaksionale, gjegjësisht çmimi i vërtet i paguar për mallin ose çmimi i cili duhet të paguhet, të përshtatur për shpenzimet shtesë të cilat janë shkaktuar deri në arritjen e mallrave në territorin doganor të Republikës së Maqedonisë. Sipas rregullave në vlerën doganore të mallit të dërguar me postë hynë shpenzimet për taksën postare. Shpenzimet për taksë postare nuk hynë në vlerën doganore të mallit të cilat me postë i dërgon njëperson fizik një personi tjetër dhe nëse dërgesa është dërguar me postë të shpejtë EMS.
Bazën tatimore e përbëjnë vlera doganore e ritur për shumën e doganës së llogaritur.

Dokumenti bazë për caktimin e vlerës doganore është fatura, gjegjësisht llogaria. Nëse te dërgesa postare nuk është bashkangjitur faturë ose llogari, doganieri do ta fton pranuesin e mallit që të jepë prova për vlerën e mallit. Nëse marrësi i dërgesës nuk jep asnjë të dhënë për vlerën e mallit, doganieri e përllogarit vlerën doganore sipas dispozitave nga nenet 29 dhe 34 nga Ligji doganor. Në qoftë se marrësi mallit nuk pajtohet me vlerën doganore të caktuar nga ana e doganierit ka të drejtë të parashtron kundërshtim të vlerës së caktuar doganore. Kundërshtimi parashtrohet në formë të shkruar bashkë me dërgesën e pa hapur dhe të gjitha dokumentet dhe provat relevante për kontroll të ripërsëritur doganor dhe vendosje.

Doganierët u marrin mërgimtarëve gjësende në Aeroport?!

Jo vetëm skandaloze por edhe një formë e lartë e korrupsionit vazhdon të jetë dhe ” zbatohet”, edhepse e sanksionuar me ligj transmeton Faktiditor.ch.Abuzues të doganave vazhdojnëtë rrjepin mërgimtarët.Janë disa persona në doganë që shfrytëzojnë “pozitat” e tyre duke u kërkuar gjësende të ndryshme në formë ryshfeti mërgimtarëve tanë që vijnë nga vende të ndryshme të botës.Ata i shfrytëzojnë këto pozita por njëkohësisht edhe shfrytëzojnë edhe komunikimin që shumë mërgimtarë nuk dijnë t’u drejtohen në gjuhën maqedonase për t’u sqaruar gjërat ashtu sic nuk duhet të sillen këta rrjepës që mendojnë se duhet patjetër të dhurohet dicka atyre ose në të kundërtën e bëjnë ligjin ashtu sic duan vetë .Por mërgimtarët duan t’i japin fund kësaj mënyre shfrytëzimi që e bëjnë shpesh persona të caktuar pa e ditur se ata vijnë nga vende ku gjëra të tilla abuzimi dhe ryshfeti sanksionohen rëndë me ligj, madje edhe me burg.Rasti më i ri ka ndodhur të shtunën në mëngjes rreth orës nëntë kur një grua është kthyer nga Cyrihu për në Shkup.
Ajo përmes Faktiditor.ch ka rrëfyer këtë skandal dhe duke bërë publike dëshiron që gjëra të tilla të marrin fund përgjithmonë dhe personave të tillë t’u merret e drejta të punojnë aty

Mëngjesin e sotëm një gruaje nga Presheva i ka ndodhur një rast eklatant ku sipas rrëfimit të saj , kur nuk i gjënë asgjë në dogana, ia marrin një cokolladë që ajo kishte në cantë.Ajo thotë se deri në këtë pikë arrin mitmarrja, sikur është e patjetërsueshme t’u japësh atyre dicka.

Poashtu një tjetër skandal akoma më i madh ka ndodhur para dy muajsh kur një gruaje tjetër me mbulesë doganierët i kanë thënë se nuk je në Shqipëri që të flasësh shqip .”Ne si u Kosovo i Albanija ” kështu i janë drejtuar kësaj të moshuare që nuk ka ditur të komunikojë në maqedonisht me t’a dhe ka marrë këtë përgjigje ofenduese ./Faktiditor/.

Më poshtë janë të shënuara të gjitha rregulloret që duhet t’i dijnë shumë qartë doganierët e papërgjegjshëm

Rregulla dhe kufizime në qarkullimin e pasagjerëve

MALL I CILI NUK DEKLAROHET DHE NUK I NËNSHTROHET PAGESËS SË DETYRIMEVE DOGANORE

Shtetasit e Maqedonisë dhe ato të huaj janë të përjashtuar nga pagesa e detyrimeve doganore (doganë, TVSH dhe akciza) për:
Mallra për përdorim personal gjatë kohës së qëndrimit (bagazh personal)
Produkte duhani:
– 200 cigare,ose
– 100 cigarillo (cigare me peshë maksimale prej 3 gr. secila), ose
– 50 puro, ose
– 250 gramë duhan për pirje, ose
– Sasi proporcionale e përpunimeve të ndryshme të duhanit
· Alkool dhe pije alkoolike
– Pije të destiluar dhe alkoole me fortësi alkoolike ndaj volumit më të lartë se 22%: 1 litër ose
– Pije të destiluara dhe alkoolike dhe aperitive me bazë vere ose alkooli ndaj volumit që nuk e kalon 22%: 2 litra dhe
– Verë: 2 litra
· Parfume: 50ml
· Kolonjë: 250 ml.

Përjashtimet për produktet e duhanit dhe alkool dhe pijeve alkoolike nuk vlejnë për udhëtarët nën 18 vjeç.

Udhëtarët vendas janë të përjashtuar nga detyrimet e importit për mallrat e importuara nga natyra jo-komerciale me një vlerë deri më 350 euro. Në këto 350 euro lirim nuk përfshihen pijet alkoolike, produketet e duhanit, parfumet dhe kolonjat.

MALLRA ME ORIGJINË SHTAZORE

Personat fizik kanë të drejtë të importojnë prodhime me origjinë shtazore (djath, kaçkavall, prodhime të mishit) në sasi deri më 1 kg.
Prodhimet me origjinë shtazore në sasi më të madhe se 1 kg nuk mund të importohen në RM pa certifikatën e shqyrtimit nga inspektorati Veterinar-sanitar.

PARA TË GATSHME

Rezidentët mundë lirisht të importojnë para të gatshme në valuta të huaj në shumë deri më 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse importojn para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar t’i paraqesin tek organi doganor.

Rezidentët mund lirisht të nxjerrin para në valutë të huaj në shumë prej 2.000 euro ose 120.000 denarë për person. Nëse nxjerrin para të gatshme në valutë të huaj mbi 2.000 euro ato janë të obliguar t’i paraqesin tek organi doganor me paraqitjen e vërtetimit nga bankë e autorizuar ose këmbimores. Nxjerja e parave të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro nga ana e rezidentëve është e ndaluar.

Jo-rezidentët mund lirisht të importojnë para të gatshme në valutë të hauj në shumë prej 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse importojn para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar që t’i paraqesin tek organi doganor, e cila për ata jep vërtetim me shkrim.

Jo-rezidentët mund lirisht të nxjerrin para të gatshme në valutë të hauj në shumë deri më 10.000 euro dhe 120.000 denarë për person. Nëse nxjerin para të gatshme në valutë të huaj mbi 10.000 euro, ato janë të obliguar t’ua japin autoriteteve doganore vërtetimin me shkrim në të cilin është evidentuar shuma gjatë hyrjes nga ana e organit doganor.
Doganimi i dërgesave postare
Procedura e doganimit të dërgesave postare zbatohet në bazë të Ligjit doganor, rregullat e sjella në bazë të dispozitave të Ligjit doganor dhe rregullave ndërkombëtare postare.

Të gjitha dërgesat postare të cilat janë lëndë e trafikut ndërkombëtar postar i nënshtrohen masave të mbikëqyrjes doganore dhe procedurave siç është paraparë me rregullat doganore dhe postare.

Në parim, gjatë arritjes të dërgesave postare në territorin e Republikës së Maqedonisë, në pajtim me dispozitat të Urdhëresës për zbatimin e Ligjit doganor nën mbikëqyrjen e doganierit bëhet ndarja e dërgesave të cilat lishohen në qarkullim të lirë pa detyrim për dorëzimin e deklaratës doganore edhe atë:
– kartpostale dhe letra të cilat përmbajnë vetëm porosi personale,
– letra të shkruara në letër braile,
– material të shtypur i cili buk i nënshtrohet pagesës së detyrimeve importuese dhe
– të gjitha dërgesat tjera nga natyra jotregtare të cilat dërgohen me letër ose pako postare me vlerë të papërfillshme, me vlerë të përgjithshme deri më 45 euro në kundërvlerë denarë, me kusht të mos ketë obligim për pagesë të detyrimeve importuese, të cilat përfshinjë dhurata të vogla, material reklamues, mostra të vogla etj, përveç dërgesave të cilat përfshinjë alkool dhe pije që përmbajnë alkool, parfume dhe kolonjë, duhan dhe prodhime duhani.

Dërgesat nga natyra jokomrciale në pajtim me Rregulloren për zbatimin e Ligjit doganor llogariten dërgesat të cilat janë dërguar nga një person personit tjetër fizik, herë pas herë importohen dhe lloji i tyre dhe sasia tregon se janë dedikuar për përdorim privat, personal dhe familjar të marrësit ose e cila shihet qartë se është dedikuar për dhuratë.

Dërgesat të cilat nuk i nënshtrohen detyrimeve në përputhje me paragrafin 3 nga neni 144 nga RZLD llogaritet se janë vënë në këqyrje te organi doganor në kuptim të nenit 73 nga Ligji doganor, se deklarata doganore është e pranuar dhe se është miratuar lirimi i mallit, në momentin kur malli është dorëzuar marrësit. Këto dërgesa, pas kontrolit të kryer nga ana e organit doganor mund të lëshohen në qarkullim të lirë pa formalitete doganore.

DËRGESA POSTARE TË CILAT I NËNSHTROHEN PROCEDURËS DOGANORE

Të gjitha dërgesat postare të cilat përmbajnë mallra, ndërsa janë dërguar nga vendet e huaja nga ana e personave juridik, si dhe të gjitha dërgesat të cilat janë lëndë të shitëblerjes, nënshtrohen përllogaritjes të detyrimeve doganore dhe TVSH, pa marrë parasysh se a janë për përdorim personal të marrësit.

Nëse marrësi është person fizik, pagesa e detyrimeve doganore dhe TVSH kryhet në një nga formularet në vijim:
– deklaratë postare doganore: nëse vlera e mallit në dërgesë është më pak se 800 euro në kundërvlerë denarë dhe zbatohet përqindja e vetme doganore prej 15% dhe përqindja e TVSH prej 18% ose 5% në varshmëri nga lloji i mallit. Atë e plotëson doganieri, ndërsa detyrimet paguhen gjatë pranimit të dërgesës dhe
– deklaratë e vetme doganore: nëse vlera e dërgesës është më e madhe se 800 euro ose pranuesi i dërgesës është deklaruar se don që malli të doganohet me përqindje sipas Ligjit për tarifë doganore. Në këtë rast deklarata dorëzohet nëpajtim me rregullat ekzsituese të përcaktuara me Ligjin doganor, RZLD, dhe Rregulloren për mënyrën e plotësimit të deklaratës doganore dhe kodeksit të shifrave të cilat përdoren në procedurën doganore, zakonisht përmes përfaqësuesit doganor.

Nëse pranuesi i dërgesës postare është person juridik, për dërgesat të cilat përfshijnë mallra të një rëndësie të papërfillshme dhe nën kusht që mos ti nënshtrohen detyrimeve importuese (mostra e mallit, material reklamues në sasi të parapara me Rregulloren për kritere më të afërta dhe mënyrën e zbatimit të lirimikt nga pagesa e detyrimeve importuese, si dhe vlera, sasia dhe lloji ose dedikimi i mallit e cila mund të lirohet nga pagesa e detyrimeve importuese), të mos jetë pjesë e një serie të rregullt e dërgesave të ngjajshme dhe të mos jetë lëndë i ndalimeve dhe kufizimeve, organit doganor i dorëzon deklaratë. Në të gjitha rastet tjera dorëzohet deklaratë doganore.

BORXHI DOGANOR DHE VLERA DOGANORE E MALLRAVE

Në procedurë të doganimit të mallrave në dërgesat postare, pa marrë parasysh se a zbatohet deklarata postare doganore apo deklarata e vetme doganore (DVD), caktohet borxhi doganor i cili duhet të paguhet. Borxhi doganor e përbëjnë dogana dhe TVSH dhe eventualisht të dhëna tjeta të caktuara në varshmëri nga lloji i mallit. Përqindja doganore e caktuar llogaritet në vlerën doganore të mallit. Vlerën doganore të mallit e përbëjnë vlera transaksionale, gjegjësisht çmimi i vërtet i paguar për mallin ose çmimi i cili duhet të paguhet, të përshtatur për shpenzimet shtesë të cilat janë shkaktuar deri në arritjen e mallrave në territorin doganor të Republikës së Maqedonisë. Sipas rregullave në vlerën doganore të mallit të dërguar me postë hynë shpenzimet për taksën postare. Shpenzimet për taksë postare nuk hynë në vlerën doganore të mallit të cilat me postë i dërgon njëperson fizik një personi tjetër dhe nëse dërgesa është dërguar me postë të shpejtë EMS.
Bazën tatimore e përbëjnë vlera doganore e ritur për shumën e doganës së llogaritur.

Dokumenti bazë për caktimin e vlerës doganore është fatura, gjegjësisht llogaria. Nëse te dërgesa postare nuk është bashkangjitur faturë ose llogari, doganieri do ta fton pranuesin e mallit që të jepë prova për vlerën e mallit. Nëse marrësi i dërgesës nuk jep asnjë të dhënë për vlerën e mallit, doganieri e përllogarit vlerën doganore sipas dispozitave nga nenet 29 dhe 34 nga Ligji doganor. Në qoftë se marrësi mallit nuk pajtohet me vlerën doganore të caktuar nga ana e doganierit ka të drejtë të parashtron kundërshtim të vlerës së caktuar doganore. Kundërshtimi parashtrohet në formë të shkruar bashkë me dërgesën e pa hapur dhe të gjitha dokumentet dhe provat relevante për kontroll të ripërsëritur doganor dhe vendosje.

 

15310453_10202617510676708_738627352_n15310722_10202617510596706_2121984721_n

Comments