Georgievski nuk dorëzohet: Ta ndajmë Maqedoninë



Ish-kryeministri Georgievski është frymëzuar nga shkëmbimi paqësor i territorit ndërmjet Belgjikës dhe Holandës para disa ditëve dhe ka rikthyer propozimin që një gjë e tillë të ndodhë edhe ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë.
“VMRO-Partia Popullore nuk mund të mos i kujtojë banorët që në një kohë jo shumë të largët për Maqedoninë, kishte njerëz që kishin vizion largëpamës dhe propozuan shkëmbimin e territorit si zgjidhje e civilizuar e konflikteve ndëretnike” thuhet në deklaratën e partisë së Georgievskit duke aluduar në propozimin gjysmëzyrtar të vitit 2001.
Atëherë, në një dokument të dalë nga Akademia e Shkencave e Maqedonisë propozohej që Tetova, Gostvari dhe Dibra t’i kalojnë Shqipërisë ndërsa rajoni i Pustecit t’i takojë Maqedonisë.