Dortmundi, për herë tretë radhazi mund Hertën

Skuadra e Borusia Dortmundi nuk dorësohet nga gara për titullin kampion në Bundesligë, pasi që në përballjen e fundit mundi Herta Berlinin me 1-0, për herë të tretë në këtë sezon. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Emre Can në minutën e 58-të të ndeshjes, pas asistit nga Julian Brandt.

Tani Dortmundi radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Bundesligës, me 7 pikë më pak sesa Bajern Munihu, ndërsa deri në fund të këtij sezoni kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u zhvilluar.
Në xhiron e ardhshme, Dortmundi do të përballet me Fortuna Diseldorfin e Valon Berishës, që po lufton për mbijetesë.