“Dragoi i Ujit”, teknologjia më e re e zjarrfikësve në Japoni [Video]
Përderisa dronët me zorrë uji mund të jenë një fantazi, zorrët e ujit të fuqizuara me dragonj robot janë një realitet i vërtetë.
Ky robot i çuditshëm por shumë i dobishëm nga shkencëtarët japonezë, mund të hyjë si gjarpër nëpër dritaret e ndërtesave që kanë marrë flakë, duke fikur zjarrin përreth me këta motor të fuqishëm të ujit të cilët i përdorë për të manovruar.
Dragoi i ujit është një gjë e vërtetë, e krijuar nga Universiteti Tohoku dhe Hachinohe, dhe u prezantua muajin e kaluar në Konferencën Ndërkombëtare të Robotikës.
Kjo pajisje ka një “kokë” dhe një zgjatje që mund të quhet “qafë”. Presioni i ujit nga zorra shpërndahet në disa vrima, në mënyrë që të mbajë një pozicion të duhur që mund të kontrollohet.
Se si funksionon ky prototip, shikojeni videon: