Drejtësia e merituar, për të cilën kryehajduti Ilir Meta, mendoi se nuk do vinte kurrë

393
fresco

Të flasësh për të sotmen politike dhe të nesërmen e afërt penale të Ilir Metës, duhen mbajtur parasysh këto tre fakte:

1. Deri para miratimit të ligjit për Reformën në Drejtësi më 2016-ën; shqiptarët, për shkak se nuk kishte drejtësi shtetërore, “i mbain sytë” tek drejtësia hyjnore, me besimin se do vinte dita, që Ilir Meta “t’i lante kursuret” e ligësive, krimeve e vjedhjeve të bëra në 28 vite.
2 Pas disa mesazheve të SHBA, sidomos vitin e fundit, adresuar direkt e indirekt Ilir Metës, është kuptuar jo vetëm paralajmërimi tyre, për të mos iu kundërvenë reformës në drejtësi, por dhe ç’faktorizimi i tij ndërkombëtar si kryetar shteti.
3. Pasi u zgjodh Kryetarja e BKH dhe pasi ambasadorja Yuri Kim e cilësoi start për goditjen e krimit dhe korrupsionit në sferat e larta politike; Ilir Meta nuk po refuzon me dekretime ligjesh e nuk po sulmon ndërkombëtarët.
Si “ujk i vjetër”, ai ka nuhatur, se SHBA e ka vënë të parin në listën e parë; ndaj duhet të tërhiqet “me qetësi e dashuri”; për të mbrojtur veten nga prangat dhe për të shpëtuar sekuestron e pasurive, të cilat janë evidentuar me “libër llogarie”.

Shqiptarët, duke ditur babëzinë dhe shfrenimin e Ilir Metës në korrupsion, vjedhje e biznese ilegale gjatë 28 viteve; ecin me përfytyrime, se “ka aq, e kaq” llogari bankare, pallate, vila, troje, HEC-e, toka e ferma.
Ndërsa SHBA nuk vepron qesim e me nxitim, por me terezi, duke i skeduar çdo “cent”, që ka në Shqipëri dhe jashtë saj; duke i bërë llogarinë e thjeshtë aritmetike: Sa ka marrë, sa ka shpenzuar personalisht e familjarisht dhe sa ka gjendje në vlerë e natyrë.

Prandaj, ka të drejtë Ilir Meta, që është tmerruar nga dështimi për të penguar krijimin e BKH; për më tepër, shoqëruar me ftohtësinë e SHBA ndaj tij, duke mos e konsideruar më “President”, por dezhurn presidence, që bëri sa mundi kundër reformës së investuar prej tyre.

Në këtë përballje me drejtësinë, Ilir Meta e di që nuk ka përballë, mercenarët e tij, Llalla, Sollaku, Rakipi, Beçaj, Tusha, Gjoni e Zaganjori; por ka ata që nuk shkojnë për ngjala në Lalz, nuk kërkojnë ngritje në detyrë e nuk duan të emërojnë fëmijët në dogana, ministri apo ambasada.
Në vend të kësaj mburoje që kishte në krahë e nën këmbë; tashmë Ilir Meta, ka përballë BKH, këtë “dorë drejtësie amerikane”, që do ta fillojë nga pasuritë në Banko-Meta./Pamfleti

Comments