Drejtësia foli. Tani është radha e politikës të mos heshtë!
Gjykata Kushtetuese dha një vendim: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë Kryetarin e ri përmes një votimi të hapur dhe brenda 30 ditësh.
Bashkimi Evropian e mirëpriti këtë vendim, duke e cilësuar si të rëndësishëm, dhe i bëri thirrje partive politike që të gjejnë kompromis dhe të lëvizin përpara. Sepse, siç u tha me plot të drejtë:
“Nuk ka më kohë për të humbur në bllokadën politike.”
Tani është momenti që politika të tregojë pjekuri,
të respektojë vendimin e Kushtetueses,
të ndërtojë kompromis për të mirën e qytetarëve,
dhe mbi të gjitha: të mos e turpërojë më demokracinë për hesap të pushtetit.

