Drenicasit të tronditur me emërimin e Vukiçeviçit në postin e trajnerit të Feronikelit, e akuzojnë klubin

404

Feronikeli sot e ka zyrtarizuar në postin e trajnerit malazezin Dejan Vukiçeviç, i cili si futbollist aktiv kishte luajtur edhe për Partizanin e Beogradit.

Ky “background” i malazezit nuk po u pëlqen tifozëve nga Drenasi, të cilët kanë shpërthyer me kritika të ashpra ndaj klubit të tyre për përzgjedhjen e Vukiçeviçit, shkruan Gazeta Express.

Lajmi në faqen zyrtare të Feronikelit në Facebook rreth emërimit të Vukiçeviçit në postin e trajnerit është përcjell me qindra komente brenda një ore, përmes të cilave tifozët e kanë kritikuar klubin për këtë vendim.

Ndonëse është malazez i lindur në Podgoricë, e jo serb, e kaluara e tij me gjigantin serb, Partizani i Beogradit, i pengon tifozët nga Drenica, të cilët e kanë kujtuar luftën heroike të Drenicës ndaj ish regjimit dhe okupatorit serb, raporton Gazeta Express.

Duke i parë komentet fyese që s’po ndaleshin, Feronikeli e ka fshirë postimin e parë për ta publikuar lajmin sërish duke e theksuar në titull se trajneri i ri është malazez. Ai sot do t’i bashkohet skuadrës, kurse do të debutojë më 10 gusht në miqësoren me Milanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në prishtinë. /GazetaExspress/

Comments