Dua hifzi në fshatin Likovë

268
fresco

Më 20.10.2022 (e enjte) para faljes së namazit të drekës në prezencën e kreut më të lartë të BFI në RMV hfz.Shaqir ef.Fetahut me bashkëpunëtorët e tij, Muftiu i Mufinisë së Kumanovës me bashkëpunëtorët e tij, Muftit e të gjitha Muftinive të BFI në RMV, Dekani i FSH Prof.Dr. Shaban ef.Sulejmani,Kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi, një numër i madhë i hoxhallarëve nga Kumanova dhe më gjërë si xhematlinjë nga i gjithë tereni. Hafizja Nexhva Imeri pas një periudhe katër vjeçare arriti që ta përfundon me sukses hifzin te vëllau i saj hfz. Seid ef.Imeri.
Pas dëgjimit dhe vlerësimit të hifzit nga komisioni i caktuar nga Muftinia e Kumanovës nën udhëheqjen e hfz.Sadat ef.Jonuzi- kryetar, hfz. Shaqir ef. Memeti dhe hoxhë Eljasa ef. Mamuti anëtarë të komisionit brenda dhjetë (10) ditëve në Xhaminë Jusuf Efendi në Likovë u bë dëgjimi i hifzit në tërësi.
Pas leximit të disa ajeteve Kur`anore nga h.Ismet ef.Selimi dhe pas disa tekbireve, udhëheqësi i programit Referenti për Arsim Fetarë në Muftininë e Kumanovës Sadulla ef.Abdullahu i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoj për pjesëmarrjen e tyre në këtë dua të hifzit duke ju dëshiruar çaste të këndshme.
Në fillim në emër të familjes së hafizes i përshëndeti të pranishmit dhe ju dëshiroi mirëseardhje vëllau i hafizes njëherit edhe Muhafizi i saj Seid ef.Imeri.
Në emër të komisionit për dëgjimin dhe vlerësimin e hifzit i përshëndeti të pranishmit hfz.Sadat ef.Jonuzi i cili ju dëshiroi mirëseardhje në këtë eveniment historik për fshatin Likovë, në vazhdim tha: Të nderuar të pranishëm ne si komision hafizen Nexhva Imeri e kemi dëgjuar leximin e Kur`anit nga fillimi deri në mbarim dhe po të kishte patur notë më të madhe se shkëlqyeshëm do ta kishim notuar, ne si komision hafizes së re i japim notën e shkëlqyeshme (5) pesë dhe i dëshirojmë suksese të mëtejme.
Në vazhdim fjalën përshëndetëse e mori kryetari i Komunës së Likovës z.Erkan Arifi, i cili tha: Të nderuar të pranishëm shfrytëzoj rastin që në emër të Komunës së Likovës dhe në emrin tim personal t`i uroj familjes, fshatit Likovë dhe Muftinisë së Kumanovës daljen e hafizes së re duke i dëshiruar suksese të mëtejme.
Në emër të Muftinisë së Kumovës të pranishmit e në theks të veçantë e përshëndeti Kryetarin e BFI në RMV Reisul Ulema hfz.Shaqir ef.Fetahun dhe të gjithë Muftinjtë e Muftinive të BFI-së në RMV,Dekanin e FSH-së,Kryetarin e Kuvendit të BFI-së, Kryetarin e Komunës së Likovës,profesorët e FSHi-së, hoxhallarët e pranishëm dhe të gjithë xhematin prezent, i cili tha: I nderuari Kryetar i BFI-së hfz.Shaqir ef.Fetahu, e nderuara familje Imeri, të nderuar hoxhallarë, mysafir dhe ju të gjithë që jeni prezent në këtë vend kamë nderin që në emër të instituciont që përfaqësoj dhe në emër të të gjithë hoxhallarëve dhe në emrin tim personal familjes Imeri t`i uroj daljen e hafizes së tretë në këtë familje hfz.Nexhva Imeri.Të nderuar të pranishëm, sot fshati Likovë, Muftinia e Kumanovës dhe Bashkësia Fetare Islame është pasuruar edhe me një hafize, lus Allahun e Madhërishëm që hafizen ta ruaj nga çdo e ligë dhe rreziku, kurse Muhafizit të saj hfz.Seid Imeri i cili ka dhënë një kontribut të madhë në përgatitjen e hafizes lusim Allahun e Madhërishëm që t`i japë shëndet dhe suksese në kryerjen e kësaj pune të shenjtë.
Në vazhdim fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së hfz.Shaqir ef.Fetahu, i cili tha: I nderuari Mufti i Muftinisë së Kumanovës Abedin ef.Imeri, të nderuar të pranishëm kamë nderin që në emër të BFI në në RMV dhe të punësuarve në të ju përshëndes të gjithve dhe njëherit i uroj familjes, Muftinisë së Kumanovës dhe fshatit Likovë daljen e hafizes së re duke e lutur Allahun e Madhërishëm që hafizes t`i japë shëndet dhe jetë të lumtur dhe suksese. Të nderuar të pranishëm, ta mësosh Kur`an përmendesh është një punë e madhe dhe e shenjtë ngase kategoria më e lartë të Allahu i Madhërishëm janë ata të cilët janë bartësit e Kur`anit famëlartë (hafizat) Allahu i dhashtë shëndet hafizes Zoti e bekoftë dhe e ruajtë nga të këqijat e kësaj bote.
Në fund pas leximit të sureve të shkurta nga hafizja u bë duaja e hifzit të cilën e bëri hoxhë Eljasa ef.Mamuti.
Pas duasë Hafizes Reisul Ulema h.Shaqir ef.Fetahu i dhuroi hafizes “Çertifikatën për kryerjen e Hifzit” si dhe një dhuratë simbolike, ndërsa Muftiu Abedin ef.Imeri në emër të Muftinisë së Kumanovës Hafizes i dhuroi një Kur`an dhe disa libra si dhe një dhuratë simbolike, kurse Mualimit hfz.Seid ef.Imeri në emër të Muftinisë i dhuroi Mirënjohje për punën e tij që e ka bërë si dhe një dhuratë simbolike.
Muftinia e BFI-së Kumanovë
M u f t i ut/Abedin nef.Imeri

Comments