Dua Lipa e kallë ndejen në Shqipëri, me shami e gotë mbi kokë

247

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka më shumë se një javë që po i shijon pushimet në bregdetin shqiptar.

Vizita e saj në Shqipëri po i pëlqen shumë këngëtares, teksa vazhdimisht po publikon fotografi nga bregdeti shqiptar. Ndër të tjera Dua ka hedhur një video, ku shfaqet duke kërcyer valle tradicionale shqiptare.

Moebel THEMA

Nën ritmet e një kënge popullore të kënduar nga Remzie Osmani, Lipa mund të shihet me gotë mbi kokë, teksa vallëzon me shaminë në dorë.

Dua Lipa, në të njëjtën kohë po kënaqet me familjarët e saj nga Kosova, të cilët kishte kohë pa i takuar.

Comments