Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shijon romancën e saj me Paul Klein, të cilën duket se ndjekësit e pëlqejnë shumë.
Ata nuk fshehin momentet që janë pranë dhe një fotografi nga Meksiko e postuar në rrjetin social, Instagram ka marrë mbi 1 milionë pëlqime, ndryshe nga postimet e tjera.
“Sonte ishte një natë perfekte. Paul dhe unë shkuam në një restorant japonez. Mishi ‘ëagyu’ ishte shumë i mirë, Paul po më thoshte disa gjëra të çmendura dhe hëngrëm aq shumë sa nuk merrnim dot frymë. Përfunduam në një bar ku pimë Uiski që shijonte si byrek me limon. Fund”, – shkruajti Dua.
E njohur për hitet e saj, ku i fundit është ‘New Rules’ që i dedikohet ish-të dashurit, këngëtarja arrin të ketë suksese të mëdha në praninë e të dashurit.