Dua Lipa fiton çmimin “Artistja e Vitit” nga GQ!

Dua Lipa ka fituar çmimin “Artistja solo e Vitit” nga revista e njohur GQ në Britani të Madhe.
Nuk ka munguar as falënderimi i këngëtares kosovare për sa i përket vlerëzimit që i është bërë, shkruan lajmi.net
”Jam mirënjohëse që po bëj atë që dua dhe që e festoj në këso mënyre”, ishin fjalët e saj.

Ajo është shfaqur në ceremoni në një veshje të firmës ‘Yves Saint Laurent’ dhe është dukur elegante si gjithmonë.
Së fundmi Dua publikoj bashkëpunimin me Mark Ronson e Diplon dhe kënga për pak orë ka arritur të klikohet mjaft mirë në Youtube./Lajmi.net/