Dua Lipa pozon përkrah reperit të njohur [Foto]
Këngëtarja është shumë aktive me koncerte në mbarë botën, ku mblidhen fansat e saj për t’i dëgjuar live hitet e Duas, shkruan lajmi.net.
Së fundi, Dua ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi bashkë me reperin e famshëm Pharrell Williams.
Ky i fundit njihet për hitin “Happy”, me të cilin ka marrë mbi 293 milionë klikime në kanalin YouTube.
Fotografia e Dua Lipës me Pharrell është shkrepur pas performancës së kësaj të fundit në “Electric Picnic”. /Lajmi.net/