Dua Lipa shënon një rekord të ri personal!

290
Dua Lipa vazhdon të jetë në mesin e artisteve që çdo ditë shënon arritje të reja në industrinë e muzikës.

Dua Lipa përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për suksesin e ri që ka arritur me këngën “Love and Make Up”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka arritur 12 milionë dëgjime në platformën “Spotify” dhe po të njëjtën shifër edhe në kanalin YouTube.

Padyshim që ajo i është gëzuar tejmase suksesit të kësaj kënge dhe ka falënderuar fansat për përkrahjen e vazhdueshme që i bëjnë.

Po ashtu, përmes statusit në Instagram, Dua falënderoi edhe anëtaret e grupit “Blackpink”, me të cilat bashkëpunoi për projektin e fundit. /Lajmi.net/

Comments