Duda Balje lajmërohet nga Shkupi duke shëtitur me motoçikletë: Jemi te Ismeti, jo te Izeti

105
fresco

Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë që siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj.

“Jemi në Shkup, ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti dhe ju përshëndesim”, shkroi Balje në një fotografi të postuar në story në Facebook.

Balje, pak më parë u pa në një kafene në Çarshinë e Shkupit, afër selisë së Izet Mexhitit, kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe një nga liderët kyç të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Express. Ajo u pa në kafenenë “Terasa”.

midle

Kjo vizitë e Baljes në Shkup vjen pas deklaratave që ajo i bëri se i është ofruar pozita e profesoreshës në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku. Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e punës si profesoreshë”, kishte thënë Balje para disa ditësh.

Balje s’iu përgjigj pyetjeve të Gazetës Express nëse vizita e saj në Shkup lidhet me këtë ofertë, për të cilën më herët ka thënë se e ka refuzuar.

Balje ka thënë se e ka refuzuar këtë ofertë./Express/

Comments