Duel i heshtur”, SHBA i bllokon Rusisë marrëveshjen kyçe të armëve

SHBA ia bënë të qartë Rusisë së nuk do t’i bashkohet përsëri marrëveshjes së kontrollit të armëve që lejon fluturime ajrore të paarmatosura mbi dhjetëra vendet pjesëmarrëse.
Departamenti i shtetit tha se Traktati “Qiejt e Hapur “është minuar nga shkeljet e Rusisë” dhe dështimi i saj për t’u bindur. Rusia mohon akuzat dhe pritet gjithashtu të tërhiqet nga traktati këtë vit. Traktati lejon fluturime të shkurtra me qëllim monitorimin e aktivitetit ushtarak. Më shumë se 30 kombe janë bërë pjesë e marrëveshjes që hyri në fuqi në 2002.
Shteteve të Bashkuara u vjen ke që shkeljet ruse e kanë dëmtuar këtë traktat. Për këtë arsye, në përfundimin e rishikimit të tij, SHBA-ja nuk ka ndërmend t`i kërkojë Moskës që t`i bashkohet kësaj nisme sërish”, u than ë deklaratë. Gjatë presidencës Trump, edhe vetë Washingtoni u tërhoq nga marrëveshja, lëvizja kjo të cilën Joe Biden, asokohe kandidat presidencial e quajti: “dritëshkurtër”.

Njoftimi i fundit, i cili vjen në kohën kur presidenti Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin po përgatiten për një takim në gjeneve të zvicrës në 16 qershor, nënkupton tani se vetëm një traktat i madh për kontrollin e armëve mes dy fuqive bërthamore mbetet ende në fuqi – ai Neë Start, që vendos limite mbi zhvendosjen e kokave strategjike bërthamore dhe sistemet e shpërndarjes.
Top Channel