Durrës, 2 persona plagosen me armë, njëri dyshohet si vrasës me pagesë
Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës rreth orës 22:00. Burimet paraprake bëjnë me dije se është qëlluar me armë drejt një grupi prej 5 personash dhe dy prej tyre kanë marrë plagë. Sipas policisë një prej të plagosurve është 29-vjeçari Alfred Skonja i cili u dërgua në spitalin e Traumës.
29 vjeçari është një perso me precedent penal, i cili akuzohet si vrasës me pagesë. Skonja kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu.I plagosuri i dytë është shtetasi Ismail Cyrbja 25 vjec, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes dhe as autoret. Njëri ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Tiranë. Ndërkaq, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.
“Më datë 05.10.2016, në orët e mbrëmjes në lagjen Nr.5 janë plagosur me armë zjarri shtetasit A.S. 29 vjeç dhe I.Ç. 25 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi A.S. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa shtetasi I.Ç. në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit njihen nga Policia si përdorues të lëndëve narkotike. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po kryejnë veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.
Njoftimi i policisë i datës 25 gusht
Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip Volsvagen me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip Peugeot në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18.07.2016. Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24.08.2016, rreth mesditës, pranë lumit Erzen.
5 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)