Keqtrajtimi i vazhdueshëm i “Grupit të Kumanovës”

405

Moebel THEMA

Maltretimet ndaj të akuzuarve në rastin Lagja e Trimave, po vazhdojnë për më tepër se një vit. Avokatja Artene Ademi thotë se gjatë transportimit nga burgu për një gjykatë, pjesëtarët e njësive speciale kanë maltrtuar për një orë të akuzuarit Enverhoxha Klain. Ajo kërkoi nga përfaqësitë ndërkombëtare që të ndihmojnë në parandalimin e dhunës.

“Dje më datë 4 tetor 2016 i akuzuari Enver Hoxha Kllaj, shtetas gjerman, nga një pjesëtar i policisë kapet për àokësh dhe nga pas me forcë i përplaset koka herë për kokës së të akuzuarit Musadik Pajaziti e herë për hermeline. Atij i shkakohen lëndime edhe në pjesën abdominal edhe nën-abdominale, ai shahet me nënë dhe komb, fyhet kërcënohet dhe përbuzet”, deklaroi avokatja Artene Ademi.

Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti, e quan skandaloze faktin që prokuroria publike nuk po merr parasysh dëshmitë për keqtrajtimin e pjestarëve të grupit të Kumanovës. “Është e pakuptimtë dhe e pa tolerueshme heshtja e prokurorisë në lidhje me denoncimet e avokatit të popullit për dhunë policore dhe për provat e grumbulluara qofshin ato materiale dhe verbale , në anën tjetër poshtu është e pa tolerueshme heshtja dhe mos marrja e masave nga MPB-ja në raste kur kemi dhune policore e të konstatuar nga avokati i popullit”, tha avokati i popullit Ixhet Memeti.

Nga burgu I Shutkës thonë se pas çdo seanca gjyqësore të burgosurit I nënshtrohen një kontrolli mjekësorë dhe raporti i dorëzohet gjykatës. Nga ana tjetër, zëvendës ministri i Punëve të Brendshme vazhdon të deklarojë se këto raste po hetohen.

“Për rastin konkretet ndoshta edhe arsyetimet inductive dhe dintuktive do të jenë në shërbim të procesit prandaj së bashku me autorët të tjerë përfshirë edhe avokatët klientëve prokuroria publike dhe gjykata dhe të gjithë bashkë si bashkërendisim aktivitetet që e vërtete të del në shesh ”, tha Agim Nuhiu, zv ministër i brendshm. Për shkak të maltretimeve në seancat e kaluara gjyqësore, të akuzuarit disa herë kanë kërkuar ndërhyrjen e ndihmës. Seancan e radhës për rastin e Kumanovës do të mbahet nesër.

Comments