Durrësi pas tërmetit
Shqipëria veriperëndimore më 26 nëntor 2019 u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4. Epiqendra e tij ishte në Detin Adriatik, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës. 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe më shumë se 3,000 vetë u plagosën. Si pasojë e tërmetit qindra persona kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti.
Vendbanimet që pësuan më së shumti ishin fshati Thumanë dhe qyteti i Durrësit. Dridhja u ndje në gjithë vendin dhe shtetet e rajonit. Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet./Faktiditor.ch/