Dy bidona me benzinë u derdhën tek makina e Flori Mumajesit



Hetimet e nisura për zjarrvënien dhe djegien e makinës së kantautorit Flori Mumajesi mbrëmjen e djeshme në Tiranë kanë forcuar dyshimet e forta se zjarvënia ka që qënë e qëllimshme.
Kamerat e sigurisë tregojnë një person rreth 30 vjeç me bluzë me kapuç që derdh dy bidona me benzinë tek “Fuoristrada” e Mumajesit dhe i ve zjarrin, duke bërë që fjalët e mëdha të përfshijnë edhe dy makina të tjera afër.
Studioja e Mumajesit ndodhet në rrugën ‘Ymer Kurti”, prapa postës nr.8 në sheshin Wilson. Pasi flakët e mëdha po rrezikonin të përhapeshin në pallat, tre zjarrfikëse shkuan për të shuar flakët dhe evakuuan banorët e ndërtesës.