“Në Aleppo po ndodh një holokaust,” mesazhi tronditës i prezantueses izraelite

143
fresco
midle
 Image result for Aleppo

Ndërsa Aleppo vazhdon të bombardohet nga avionët e regjimit, një prezantuese lajmesh në Televizionin Publik të Izraelit, vendosi të jepte një mesazh të qartë dhe tronditës.

Lucy Aharish ndërpreu prezantimin e lajmeve në hebraisht, për t’iu drejtuar një publiku më të gjerë në anglisht.

“Pikërisht tani, në Aleppo, Siri, vetëm tetë orë larg Tel Avivi-t, një genocid është duke ndodhur,” tha Aharish, e cila është me origjinë arabe dhe prezantuesja e parë muslimane në televizionin shtetëror izraelit.

Ajo e quajti atë çfarë po ndodh në Aleppo, një holokaust dhe shtoi se i vjen turp që është pjesë e një bote, ku, pavarësisht gjithçkaje që njerëzimi ka arritur, ai vazhdon të heshtë teksa masakra të tilla ndodhin.

Aharish përmendi disa prej vendeve kryesore, si SHBA, Franca, etj., të cilët po qëndrojnë duarkryq, ndërsa civilë po vdesin. Ajo gjithashtu akuzoi OKB-në për “hipokrizi, pasi organizon mbledhje dhe “fshin lotët kur sheh imazhet e babait me vajzën e vdekur në krahë.”

Por, kjo nuk është hera e parë që Lucy Aharish jep mesazhe të tilla të forta dhe tronditëse. Vetëm një vit më parë, gjatë sulmeve me thika ndaj shtetasve izraelitë, ajo akuzoi liderët arabë dhe izraelitë, se ragimet e tyre të polarizuara, thjesht po e acaronin gjendjen edhe më tepër.

Comments