Mister i riu me kapuç që i vuri zjarrin makinës së Flori Mumajesit

187
fresco
midle

Image result for flori makina

Tre automjete janë përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e së dielës në një parking nëntokësor në kryeqytet.

Sipas burimeve të policisë mësohet se një prej automjeteve i përket këngëtarit Flori Mumajesi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së dielës pranë “Sheshit Wilson”.

Si pasojë e flakëve të shumta dhe tymit të madh, policia dhe zjarrfikëset evakuan të gjithë banorët e pallatit, pasi zjarri nisi të përhapej me shpejtësi.

Nga hetimet e deritanishme policia mbërrin në përfundimin se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe objekt ka qenë pikërisht Mumajesi, për arsye që ende pritet të sqarohen.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se një person veshur me xhinse dhe bluzë me kapuç ka hyrë në garazh me dy bidonë në dorë.

Më pas ai i ka derdhur bidonat që mendohet të jenë me benzinë te mjeti i Mumajesit, tip Fuoristradë dhe më pas kanë shpërthyer flakët.

Comments