Dy biznesmenë shqiptarë i kanë paguar 350 mijë euro në dorë Bokit 13
Ne fituam besimin se kishte njerëz nga Qeveria, siç janë Frosina Remenski, Aleksandar Kiracovski herë pas here morën pjesë në takime dhe kur i shihni ju keni besim se projekti do të realizohet- tha Resul Lloga, dëshmita.
Pas përfundimit të afatit në të cilin Lidhja Ndërkombëtare, sipas marrëveshjes, do t’u siguronte atyre tokë shtetërore dhe leje ndërtimi, biznesmenët filluan të kërkonin kthimin e parave.
155,000 euro mi ktheu. vazhdimisht më kthente para, siç shkoja ashtu mi kthente paratë, në disa raste. Plani i biznesit ishte i mirë, marrëveshja e bashkëpunimit shpresohej të kishte sukses. Ne kishim plan për të investuar edhe më shumë para dhe për ta përfunduar atë brenda dy vjetësh- pohoi Ardian Amzoski, dëshmitar.
Sipas aktakuzës, biznesmenët janë hutuar dhe mashtruar për projektet për të ndërtuar një Qendër Evropiane për të moshuarit dhe Shërbime mobile. Ato i ka marrë Bojan Jovanovski si kryetar i Lidhjes dhe ish-deputetja Remenski nga radhët e LSDM, sipas aktakuzës, me reputacionin dhe autoritetin e saj i ka mbështetur projektet në takimet me biznesmenët e dëmtuar.
Igor Stefanovski

