Dy bomba në afërsi të Mosulit: Vriten 18 persona



Të paktën 18 persona u vranë pasi dy bomba shpërthyen në qendër të qytetit irakian
Qyteti Al Alam, i cili gjendet pranë lumit Tigris dhe afër Mosulit, tash e sa kohë është i kontrolluar nga Shteti Islamik (ISIS), shkruan Reuters, transmeton Express.
Oficerët e policisë treguan se nga shpërthimi i dy bombave u vranë 18 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.