Dy ditë para uraganit!
Të dielën në “državën e Severnistanit” do të mbahen zgjedhjet lokale për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave.
Në këtë garë po shkohet për ta rikonfirmuar besimin e legjimitetit ose për ta konfitmuar jolegjitimitetin e vredistëve në krye të ekzekutivit.
Kjo është beteja e fundit e sajesës së kryekomitit Micko si subjekt surrogat që na përfaqësuaka shqiptarët në qeverinë e koalicionit, ku nëse merr 8 nga 15 komunat me shumicë shqiptare, e kanë luksin të kapërdisen në bordelon qeveritare si “shfalerka” fitimtare.
Në të kundërtën, tërheqja nga qeveria despotike do t’i bënte nder vetë vredistëve në radhë të parë, pastaj edhe shqiptarëve në përgjithësi, si çlirim nga tirania e komitëve.
Përkundër kurvërisë dhe pazareve politike në emër të ndryshimit me kandidatët e “pavarur”, ku komitët po i mbështesin hapur “të varurit këmbë e krye” nga despoti Micko, legjitimiteti nuk mund të pranohet si votë shqiptare, por si kurvëri politike për hir të mbijetesës dhe të legjitimitetit të humbur.
I ashtuquajturi legjitimitet i pakicës mbi shumicën në qeverinë e koalicionit nuk përfaqëson shqiptarët, por vullnetin e despotit Micko për të sunduar më mirë shqiptarët me krijesa të stirura, që pritet të
dëshmohen të dielën më 19 tetor, me votën e shumicës që do të konfirmojnë jolegjitimitetin e tyre para shqiptarëve.
Uragani i së dielës do të jetë dacka e fundit e përgjigjes së merituar të betejës, në fushën e mejdanit mes dy taboreve shqiptare për legjitimitet dhe votëbesim për njërin apo për tjetrin!
Medai Shaholli