Dy pacientë brenda një dite vdesin nga Covid-i në Spitalin e Gjilanit

487

Ka më shumë se nëntë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

Ditëve të fundit janë rritur edhe rastet me të infektuar, po ashtu edhe numri i viktimave.

Betejën me virusin COVID-19 e kanë humbur edhe dy pacientë, të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismaili.

“Fatkeqësisht, në orët e mbrëmjes betejën me COVID-19 e ka humbur një qytetare e Gjilanit, ndërkaq në orët e mesnatës ka ndërruar jetë edhe një pacient nga komuna e Bujanocit, i lindur më 1956. Familjeve të tyre, në emrin tim dhe në emër të Spitalit të Përgjithshëm, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Ismajli .

Ai tutje ka shtuar se gjendja në këtë spital është e rëndë, derisa kanë fluks të madh të pacientëve.

“Gjendja s’është aspak e mirë, kemi bërë njësi shtesë, po provojmë ta menaxhojmë situatën me mundësitë që kemi”, ka shtuar Ismajli.

Kujtojmë që numri i të vdekurve në Kosovë si pasojë e pandemisë COVID-19, ka shkuar mbi 800./Indeksonline

Comments