Dy persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku në Shkup

370

Moebel THEMA

132966354

Dy persona janë lënduar më rëndë, nga të cilët një shofer dhe një bashkëudhëtar në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.

Në tre aksidente me lëndime më të lehta kanë kaluar tre persona, ndërsa në tre është shaktuar dëm material.

Policia rrugore sot kumtoi se  gjatë ditës së djeshme janë zbuluar dhe sanksionuar dy shoferë që kanë drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, dy shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vijat e bardha, tetë shoferë kanë drejtuar automjetin pa patenetë shoferi ose me automjet të paregjistruar.

Janë zënë edhe 95 automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme dhe me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 108 automjete.

Në suaza të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” do të realizojë punëtori edukative në SHF “Lazo Angelovski” me nxënësit e klasës së katërt, e cila gjendet në rajonin e komunës së Aerodromit.

Me qëllim të zhvillimit papengesa dhe të sigurt në këtë manifestim sportiv, nga policia rrugore do të ndërmerren masa të nevojshme për sigurim të komunikacionit.

Comments