Dy persona të vdekur në Gjilan e Prizren, policia nis hetimet

286
fresco

Policia e Kosovës, ka nisur hetimet për dy vdekje si raste të ndara, në Gjilan e Prizren.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se në shtëpinë e tij në Gjilan është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore dhe se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshuar”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Kurse në Prizren, po ashtu një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete, teksa bëhet e ditur se edhe për këtë rast janë nisur hetimet.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Comments