Dy prej sulmevse në hotelin “Aleksandar Palace” janë kapur nga policia

393

Janë arrestuar dy prej sulmuesve të cilët të shtunën pasmesnate, në hotelin “Aleksandar Pallas”, kanë gjuajtur ndaj 5 personave të cilët sipas të gjitha gjasave janë me dosje kriminale. Të arrestuarit janë marrë në pyetje në Stacionin e Policisë në Karposh.
MPB nuk zbulon më shumë detaje, dhe thotë se bëhet fjalë për operacion të gjerë policor i cili vazhdon.

Ndryshe të shtunën në orën 03:35 është paraqitur se është gjuajtur me armë zjarri në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, ndërkaq në incident ashtu siç njoftojnë nga MPB, nuk ka të lënduar.

Comments