Dy të rinj nga Bërvenica arrestohen me 100 gramë kokainë, peshore digjitale dhe para

60
fresco

MPB njofton se me datë 04.09.2025, rreth orës 02:05, pranë nyjës rrugore të Bërvenicës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor në Tetovë kanë arrestuar I.S. (23) dhe N.S. (28), të dy nga Brvenica.

Gjatë kontrollit të automjetit BMW me targa të Tetovës, që drejtohej nga I.S., ndërsa pasagjer ishte N.S., policia ka gjetur rreth 100 gramë kokainë, një peshore digjitale dhe para.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim penal përkatës ndaj tyre.

Comments