Dy të rinj nga Hotla dhe një nga fshati Sllupçan e shantazhojnë një vajzë në Facebook

Sektori për punë të brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër dy adoleshentëve të moshës nga 16 dhe 17 vjeç nga fshati Hotël, Komuna e Likovës dhe një 16 vjeçari nga fshati Sllupçan, për shkak të ekzistimit të dyshimeve në lidhje me kryerjen e veprës penale kërcënim, transmeton Almakos.

Në periudhën nga korriku deri në shtator të vitit 2018 të paditurit gjatë komunikimit në rrjetet sociale janë kërcënuar se do të publikojnë fotografi me përmbajtje të pavërtetë, ku të dëmtuarën e kanë detyruar t`i jap mjete financiare në vlerë prej 360.000 denarësh./Almakos/