Dy versionet për kërcënimin e sotëm, Policia tha “sms”, Konjufca e Sekretari i Kuvendit “telefonatë”

67

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe punonjësit e tjerë brenda objektit janë udhëzuar sot që të evakuohen nga ndërtesa e Kuvendit pas një kërcënimi me bombë.

Policia e Kosovës në përgjigjen e saj zyrtare lidhur me situatën ka bërë të ditur se bëhet fjalë për pranimin e një informate me sms për një kërcënim me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Megjithatë deputeti i LVV-së dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, teksa ka dalë nga Kuvendi i Kosovës, i pyetur për formën e kërcënimit, ka thënë se sipas informacioneve që ka është bërë përmes një telefonate.

“Me sa e di unë, vetëm përmes telefonatës, tjerat nuk i kemi të qarta”, ka thënë Konjufca.

Se bëhet fjalë për telefonatë e ka thënë edhe Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, në një prononcim për media ku ka njoftuar për vazhdimin e seancës në orën 20:00, ka thënë se bëhet fjalë për një kërcënim që ka ardhur përmes një telefonate.

Loshi ka thënë se personi që ka telefonuar ka folur në gjuhën angleze dhe ka thënë se një bombë në Kuvendin e Kosovës do të shpërthej brenda 10 minutave.

“Sipas njoftimit që është dhënë policia, ku është kërkuar evakuimi i menjëhershëm për shkak se në gjuhën angleze një person ka thirrur dhe ka thënë se një bombë është vendosur në Kuvendin e Kosovës dhe e njëjta do të shpërthejë në interval kohor pas 10 minutash”, ka thënë ai.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për sonte në orën 20:00./Express/

Portugalia ‘tronditet’ me mungesën e Ronaldos në varrimin e Jotës, dyshohet se është në jahtin e tij 5.5 milionë funtesh duke pushuar
Read more
Advertisement
Skip Ad ❯

Comments