Dyshohej për rast të ri, Ministria e Shëndetësisë njofton: Rezultatet janë negative

602

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka rast të ri të koronavirusit në vend

Ministrja e Shëndetësisë ka informuar se rezultatet e pacientes që erdhi nga Italia dhe për të cilën dyshohej se kishte koronavirus janë negative.

Njoftimin për rezultatet negative i ka dhënë MSH. Nga atje thonë se pacientja është njëra ndër dy rastet e cila testohej në klinikën infektive në Shkup.

Ndryshe për këtë rast, konferencë do të ketë edhe Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe në ora 16:00. Më herët vet Filipçe njoftoi se tek pacientja e lartë-përmendur 1/3 e testeve janë pozitive, por në fund rezultuan negative.

Comments