Dyshohet se shpërlan mbi 1 milion euro, arrestohen dy persona në Mitrovicë, njëri zyrtar i ATK-së

342
fresco

Policia ka arrestuar dy persona në Mitrovicë nën dyshimet për ‘Shpërlarje të parave’ dhe ‘Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Të dyshuarit, njëri nga ta zyrtar i ATK-së, dyshohen se përmes bizneseve fiktive kanë shpërlarë mbi 1 milion euro, mes viteve 2019-2023.

Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, shkruan lajmi.net.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Comments