
Zinedine Zidane duket se i ka shumë qejf eksperiencat e reja. Pasi shkëlqeu si futbollist dhe si trajner ai kërkon të shkëlqejë në një fushë tjetër.
Sipas asaj që bën me dije “Liberad Digital”, francezi është në prag të arritjes së marrëveshjes me Juventusin si konsulent i drejtori aktual të futbollit.

Marrëveshja Zidane-Juventus do të ishte historike pasi për francezin do të ishte një rikthim te “Zonja e Vjetër” ku ka luajtur edhe si futbollist më parë.
Zidane u përfol se do të merrte drejtimin e skuadrës bardhezi por klubi e konfirmoi Masimiliano Alegrin.