E gërditshme: Në zhveshtoren e ekipit serb gjendet harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit të Serbisë
Siç ka treguar edhe e kaluara, Serbia vijon të jetë e pandreqshme në raport me Kosovën.
Humbja e mbrëmshme 2-0 ndaj Brazilit në Kupën e Botës edhe mund t’u ketë djegur, por më së shumti i përcëllon humbja e një toke që kurrë nuk e kishin.
Këtë e tregoi më së miri një veprim i bërë nga ta mbrëmë.
Dy golat e marrë i mërzitën, por nuk ua shëruan epshet e sëmura nacionaliste.
Në një foto që po qarkullon në internet, në zhveshtoren e kombëtares serbe, pos fanellave, gjendet edhe një flamur, që përmban hartën e Kosovës me ngjyra të Serbisë.
Ky gjest aspak sportiv ende nuk e ka marrë shqyrtimin nga FIFA.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë konsekuencë në lidhje me këtë çështje. /Lajmi.net/