E konfirmon Will Smith, së shpejti vjen pjesa e tretë e “Bad Boys”[Video/Foto]

448
fresco

Will Smith ka konfirmuar që së shpejti vjen pjesa e tretë e filmave shumë të dashur për publikun “Bad Boys”, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje bashkë me aktorin Martin Lawrence, Smith ka konfirmuar që ky film po kthehet bashkë me aktorët e njëjtë që ishin në pjesët tjera.

“Është bërë një kohë shumë e gjatë. Por tani është KËTU! @BadBoys For Life 🚨 Ne jemi kthyer !! @martinlawrence”, ka shkruar Will Smith mbi video.

Kujtojmë që këtë vit, aktori këndoi këngën zyrtare të Kampionatit Botëror bashkë me Era Istrefin dhe Nicky Jam. /Lajmi.net/

Comments