“E Majta” apel opozitës: Memorandum jobashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në

212
fresco
midle
Partia e Gruevskit është fajtore për krijimin e politikave që e shkatërruan Maqedoninë këto dhjetë vite, akuzojnë nga “E Majta”.
“Është e domosdoshme që të gjitha partitë opozitare, veçanërisht ato shqiptare, të dalin publikisht në opinion dhe të nënshkruajnë memorandum të përbashkët se nuk do të jenë pjesë dhe nuk do të mbështesin asnjë qeveri që formohet nga VMRO-DPMNE. Në këtë mënyrë edhe opinioni, por edhe faktori ndërkombëtar, do të demotivizohen të bëjnë çfarëdolloj kombinimesh në të cilat do të përfshihej partia që kriminalizoi shoqërinë”,- deklaroi Zdravsko Savevski nga “E Majta”.
Nga “E Majta” kanë komentuar edhe iniciativën e UNITETIT për delegjitimimin e shpalljes së zgjedhjeve pa rregullimin e kufirit të votuesve në njësitë zgjedhore.
“Për fat të keq, UNITETI ka një iniciativë legjitime. Tragjike për momentin është fakti se problemi më i madh me votuesit është në njësinë e 6 zgjedhore. Problemi u alarmua që në maj, por partitë politike, me vetëdije ose jo, e heshtën këtë problematikë edhe pse mund ta zgjidhnin. Ka vetëm një zgjidhje dhe kjo është që Maqedonia të jetë një njësi e vetme zgjedhore”,– tha Zdravsko Savevski nga “E Majta”.
“E Majta” do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme, por Savevski vlerëson se një veprim i tillë nuk do të shpërndajë votën, pasi ka shumë qytetarë që nuk janë të kënaqur me ofertat e partive më të mëdha politike.
Comments