E mbani mend diskutimin Guardiola-Kimmich? Ja çfarë i kishte thënë trajneri

Me siguri se shumica e mbani mend diskutimin Pep Guardiola-Joshua Kimmich pas ndeshjes me Borussia Dortmund.
Menjëherë pas mbarimit të ndeshjes trajneri spanjoll kishte shkuar në fushë për të gjetur mbrojtësin dhe ata diskutuan së bashku në mes të fushës, transmeton sovrani.info. Në fillim trajneri përdori tone të larta por pastaj i dha një përqafim atij dhe gjithçka mbaroi. Se çfarë i kishte thënë trajneri lojtarit të tij nuk dihej akoma mirëpo tani është zbuluar:
Guardiola: ‘I dëgjove udhëzimet e Benatias?’
Kimmich: ‘Më fal Pep, nuk e bëra.’
Guardiola: ‘Dreqin! Nuk duhet të lëvizje në mes të fushës’
Kimmich: ‘Më vjen keq, me të vertetë. Nuk e dëgjova.’
Guardiola: ‘Doja që të lëvizje para mbrojtjes dhe të mbaje atë pozitë por ti u largove dhe ne humbëm kontrollin. Dua që të dëgjosh kur lojtarët t’i kalojnë udhëzimet e mia.’
Kimmich: ‘Më fal, nuk e kisha idenë…’
Guardiola: ‘Ishe i mrekullueshëm sot, josh. Shumë, shumë mirë. Të thash që mund ta bëje!’
Kimmich: ‘Ishte ndeshje e vështirë por në fund isha mirë.’
Guardiola: ‘Çfarë do të thuash me ‘mirë’? Ti luajte shumë mirë. Ishe i jashtëzakonshëm, Josh. I jashtzakonshëm! Jam krenar me ty.’