“E mbani mend ku ishit”, ambasada amerikane kujton hapjen e Zyrës së parë në Kosovë më 5 qershor 1996

Ambasada amerikane në Kosovë ka ndarë një fotografi nga hapja e Zyrës së parë të Shërbimit të Informacionit të SHBA-së në Kosovë më 5 qershor 1996.
“Ndërmjet viteve 1999 dhe 2008, Zyra e SHBA-së në Prishtinë shërbeu si misioni kryesor diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë”, tha ambasada, ndërsa pati një kërkesë për ata që mund të kishin qenë prezent.

“E mbani mend këtë ditë apo ishit të pranishëm në ceremoni? Ndani historinë tuaj me ne!”.
Shtetet e Bashkuara hapën për herë të parë një Zyrë të Shërbimit Informativ të SHBA-së në Kosovë në vitin 1996, konkretisht në Prishtinë.
Kjo zyrë më vonë shërbeu si mision diplomatik i SHBA-së në Kosovë ndërmjet viteve 1999 dhe 2008. Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u transformua zyrtarisht në Ambasadë të SHBA-së./Express/