E mërkurë, 30 nëntor, ditë jopune për shkak të aksionit Dita e drurit

127

Në pajtim me Konkludimin nga mbledhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 25 nëntor, ndërkaq me rastin e zbatimit të aksionit “Dita e drurit-Mbille ardhmërinë tënde”, 30 nëntori 2016 (e mërkurë), është ditë jopune, përveç për të punësuarit në institucionet shëndetësore, kumtoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në kumtesën nga MPPS ceket edhe se në ditën e aksionit, kopshtet duhet të jenë me orar të zakonshëm të punës.

Data për punimin e kësaj dite do të caktohet plotësisht.

Comments