E përsërit Haradinaj: E përkrahim dialogun, por t’i respektojmë kufijtë

210
fresco

Mbledhja e ardhshme mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet në gjysmën e dytë të nëntorit në Pejë.

Kështu bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ndarjes së informatave lidhur me pjesëmarrjen e këtij të fundit në Samitin Joformal të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që është mbajtur dje.

“Mbledhjen e ardhshme të dy qeverive ta mbajmë në Kosovë, në Pejë, në gjysmën e dytë të nëntorit.

“Aty e pata rastin me thënë se Kosova i ka kufijtë e vet. E përkrahim procesin e dialogut për njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë. Komisionieri Hahn vetë e tha që pret lajme të mira nesër dhe pasnesër në parlament të BE-së”, tha Haradinaj,

Comments